Young Car Mechanic është një konkurs i fuqishëm ndërkombëtar i synuar për fushën e riparimit të automjeteve në rajonin tonë. Siç e thotë edhe vetë titulli, ai u drejtohet nxënësve të shkollave teknike. Objektivi kryesor është ndërgjegjësimi i të rinjve për profesionin e automekanikut, ndarja e përvojës dhe metodave të të mësuarit, si dhe zbulimi i talenteve të reja në fushën e mekanikës dhe shërbimit të mjeteve motorike.
Në maj 2019 u zhvillua në Poloni finalja e tretë ndërkombëtare me përfaqësues nga 7 shtete ku operon Inter Cars. Por shumë nga shtetet pjesëmarrëse kanë përvojë kombëtare fermë më të gjatë se tre vjet.
Vitin e kaluar morën pjesë Bullgaria, Estonia, Lituania, Letonia, Hungaria, Polonia dhe Ukraina. Në finalen tjetër ndërkombëtare do të marrin pjesë ekipe nga Sllovakia dhe Kroacia, si dhe potencialisht nga shtete të tjera të Ballkanit ku operon Inter Cars.
Ky konkurs është organizuar që nga fillimi nga Inter Cars, furnizuesi më i madh dhe më i besueshëm i pjesëve të këmbimit për automjete udhëtarësh dhe mjete komerciale në Evropën Qendrore dhe Lindore. Për ne është mjaft natyrale të mbështesim ekspertët e kësaj fushe.
Asnjë gjë e madhe nuk bëhet vetvetiu. Prandaj, brandet më të mëdha të industrisë marrin pjesë në krijimin dhe organizimin e një konkursi të tillë. Ndër partnerët tanë të qëndrueshëm janë brande si ZF-TRW, BOSCH, Schaeffler, Elring. VARTA dhe Hella gjithashtu kanë mbështetur finalen ndërkombëtare të vitit 2019.
Kjo mundësi vjen vetëm një herë në vit. Dhe më të mirët marrin çmime shumë të vlefshme në shtëpi. Shkollat tona teknike kanë një reputacion të mirë dhe të gjatë. Duart tona janë të afta. Pse të mos e shfrytëzoni këtë mundësi?
Pothuajse me siguri edhe shkolla juaj do të përfitojë. Çdo konkurrent përfaqëson jo vetëm veten, por edhe mësuesit dhe shkollën ku arsimohet. Më të mirët e më të mirëve marrin çmime me vlerë dhjetëra mijëra EUR nga finalja ndërkombëtare në Poloni, të cilat ndahen mes nxënësit dhe mësuesit në raporte të caktuara. Shkolla juaj mund të marrë kështu pajisje ose të përmirësojë mjedisin e saj të trajnimit.
Së pari, njohuni me të gjitha detajet rreth konkursit tonë. Shfletoni me kujdes të gjithë uebsajtin tonë. Kushtojini vëmendje të veçantë rregullave. Flisni me mësuesin tuaj dhe motivoni shokët e klasës.
Thjesht klikoni mbi "Regjistrohu". Mund të hyri te regjistrimi ose nga seksioni i rregullave, ose direkt përmes meysë kryesore në krye të uebsajtit. Nëse jau i dini të gjitha, ju lutemi plotësoni formularin e kërkuar. Ne do të merremi me pjesën tjetër. Do t'ju njoftojmë se çfarë duhet të bëni për të mos humbur asgjë.
Kjo do të jetë në dobinë tuaj. Finalistët udhëtojnë jashtë vendit dhe komunikojnë me kolegë të huaj. Detyrat teknike menaxhohen nga përfaqësues të brandeve ndërkombëtare. Ata do të komunikojnë me gojë, me gjeste, por edhe në anglisht.
© Websajti u krijua nga Web Management